AKTUALITET, 9 Korrik 2018, 15:53

‘Uzina e vdekjes’/ Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Këtu rrezikohen jetë çdo ditë, qeveria të marrë masa urgjente!

‘Uzina e vdekjes’/ Kreu i Konfederatës së Sindikatave:
Kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj dha një mesazh nga ish-uzina në Laç ku u plagosën dy të rinj, të cilët më pas humbën jetën.

Nikollaj tha se “këtu rrezikohen çdo ditë jetë njerëzish”.

“Qytetaret detyrohen të mbledhin skrap për bukën e gojës, pasi varfëria është ulur këmbëkryq”, u shpreh ndërsa bëri një apel për Qeverinë:

“I bëj thirrje Qeverisë të marrë masa urgjente për të izoluar këto objekte në mbarë Shqipërinë me qëllim që brenda tyre të mos depërtojnë njerëz. Ne këto kushte rrezikohen serish jete njerëzish”.