TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për çështjen e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinën Toyota Yaris. Së fundi mësohet se janë dërguar letërporosi në tre shtete: Belgjikë, Gjermani dhe Angli. Letërporosia është dërguar për shtetasin Edi Lika, për të cilin dyshohet se është marrë me trafik kokaine. Shuma prej 3.4 milionë euro kishin si burim pikërisht trafikun e drogës. Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Vladi, të dyshuar si pronarët e vërtetë të parave. Aktualisht janë në burg shoferi i kamionit dhe pronari i kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e parave.