TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Nasip Naço nga selia e LSI ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar Taulant Balla lidhur me bojkotin që i bënë sot Kuvendit. Naço theksoi se mungesa e LSI sot në seancën e sotme ishte për falsifikimin e votës që iu bë deputetit të tyre, Vangjel Tavo.
Mes të tjerash ai tha se ishte kundër miratimit të projektligjit për prokurorët dhe gjyqtarët. Po ashtu ai tha se emërimet e magjistratëve është kthim pas, ndërsa shtoi se ndaj nuk pranoi që të votohet për statusin e gjyqtarëve. Naço tha se anëtarët e KLD janë llumi i sistemit të drejtësisë.
“Mungesa jonë kishte të bënte me falsifikimin e votës në për ligjin e teatrit. Në thelb është fakti që në mungesë të KLGJ dhe KLP kërkojnë që ne të kthemi 180 gradë pas që ti japim të drejtën KLD. Unë personalisht dhe në emër të grupit të LSI nuk kam pranuar që të votoj nenin 1, që t’i japim edhe njëherë mundësi KLD, këtij këshilli të anatemuar nga ne dhe ndërkombëtarët nga emërimet nepotike. Këtij këshilli i propozova 44 gjyqtarë për shkarkim, por nuk më mbështeti, po ashtu edhe ministres aktuale të Drejtësisë. Si mundet t’u japim mundësi këtyre anëtarëve të KLD, llumi i drejtësisë, që t’u kërkojnë ndere magjistratëve. Unë personalisht dhe grupi i LSI nuk mund të votojmë nenin 1, pra 160, që ka të bëjë me emërimin e studentëve magjistratë. Ligji i vjetër parashikonte që shkarkimit ti bënte prokurorja e përgjithshme, por ajo që do i emërojë sot do u kërkojë votën më vonë. Në komisionin e ligjeve që numri 25, të shkonte në 50 në shkollën e magjistraturës, pasi një pjesë e gjyqtarëve do të largohen. Por u hoq viti akademik 2018-19, pasi nuk duan që reforma të ecë para, nuk duan të krijohet KLGJ dhe KLP. Frika nuk është e opozitës, por e shumicës, janë ministrat e shumicës që janë vendosur para drejtësisë. Ata duan që reforma në drejtësi të bëhet me kalendar grek”, tha Naço.