TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një urë e inauguruar vetëm një javë më parë nga Bashkia Klos është shembur pas reshjeve të par atë vjeshtës, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve dhe mënyrën se si janë përdorur paratë publike.
Denoncimi vjen nga deputetja e PD, Denisa Vata, e cila thotë se për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 40 milionë lekë të vjetra.
Në postimin e saj në Facebook, Vata rikujton se më 7 dhjetor 2025 kishte qenë në Këtë, në një takim me banorët, ku ishte diskutuar pikërisht mungesa e urës dhe kushtet e terrenit.
Sipas saj, shembja e saj vetëm pak ditë pas inaugurimit është tregues i një dështimi në projektim, kontroll dhe mbikëqyrje, ndërsa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për përdorimin e fondeve publike.
Postimi i plotë:
Me 7 dhjetor 2025 isha në Ketë, në një takim me banorët, pikërisht për mungesën e kësaj ure. Duke parë terrenin dhe prurjet e ujit, pyetja ishte e pashmangshme: si mund të projektohej një urë e tillë në këtë vend?
Sot kemi përgjigjen: ura, e inauguruar vetëm një javë më parë nga Bashkia Klos, është shembur.
Rreth 40 milionë lekë të vjetra nga paratë publike janë shpenzuar për një vepër që nuk përballoi as reshjet e vjeshtës. Ky është një dështim i projektimit, i kontrollit, i mbikëqyrjes dhe Bashkise Klos
Nuk mund të ndërtohen vepra publike që zgjasin më pak se inaugurimet e tyre. Paratë e qytetarëve kërkojnë transparencë, standarde dhe përgjegjësi, jo projekte të dobëta që shemben me reshjet e para.
Kjo është e njëjta filozofi që kemi parë edhe te Unaza e Burrelit: shpenzime publike pa cilësi, pa kontroll dhe pa përgjegjësi.