AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 18:28

Universiteti i Mjekësisë ndërpret procesin mësimor për muajin dhjetor. Rektori tregon arsyen


Universiteti i Mjekësisë ka ndërprerë procesin mësimor për gjatë muajit dhjetor.

Rektori i Universiteti, Arben Gjata nëpërmjet një vendimi të marrë sot, ka vendosur që procesi mësimor të nisë më 6 janar.

Vendimi vjen për shkak të gjendjes së godinave të këtij universiteti.

Disa prej godinave të fakulteteve të këtij universiteti kanë marrë dëmtime të rënda pas tërmetit që goditi vendin tonë.