TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke në Selanik ka prangosur tre shtetas shqiptarë, të cilët dyshohen si pjesë e një bande që trafikonte drogë nga Shqipëria në shtetin helen.
Sipas mediave në shtetin fqinj, grupi udhëhiqej nga një 38-vjeçar shqiptar, i konsideruar si “kapobanda”.
Ndaj tij, policia greke kishte lëshuar dy urdhër-arreste nën akuzën e trafikut të drogës.
Të arrestuar kanë përfunduar edhe një shtetas tjetër shqiptar, si dhe një grua.
Por, emrat e tyre ende nuk janë bërë publikë.