AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 17:18

“Mëlçitë e qingjit në qafë të ujkut”/ Berisha ironizon Ahmetajn pas dekretimit si ministër i Rindërtimit (FOTO)

“Mëlçitë e qingjit në qafë të

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot propozimin e Kryeministri Rama për të emëruar Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Mëlçitë e qingjit në qafë te Ujkut…”, shkruan Berisha në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me një foto,shfaqet Ahmetaj i qeshur përkrah kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Rama krijon Ministrinë për Rindërtimin. Ditën e sotme kreu i qeverisë i ka propozuar presidentit Ilir Meta që të emërohet si ministër i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajt, ish-ministri i Financave. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës, e cila është shprehur pro këtij propozimi të kryeministrit, duke dekretuar Ahmetajn.