TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Europës ka njoftuar se konferenca e donatorëve për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri do mbahet në Tiranë.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se konferenca do mbahet në fillim ose në mes të janarit dhe se mori mbështetjen e menjëhershme të të gjitha shteteve anëtare.
“Është gjë e mirë që ramë dakord për një konferencë donatorësh për Shqipërinë në Tiranë në fillim të janarit ose në mes të janarit. Ishte inkurajuese të shihnim mbështetjen e menjëhershme të shteteve anëtare për të qenë përkrah shqiptarëve,”- tha ajo.
Ndërkohë pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron tha se do jenë pranë shqiptarëve.