AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 16:57

Agron Shehaj: Rosalinda, vogëlushja e sëmurë 4-vjeçare, nuk do të flejë më në çadrën e ftohtë

"Rosalinda, vogëlushja e sëmurë 4-vjeçare, nuk do të flejë më në çadrën e ftohtë". Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se vogëlushja 4-vjeçare, Rosalinda, tashmë nuk do të qëndojë në çadër, por në një banesë të përkohshme, një kontenier tip shtëpie.

"Një kontenier i tillë, për qendrim të përkohshëm, kushton rreth 1500 euro. Kushdo që mund të ndihmojë, si fillim, familjen e Qamil Korrikut me katër fëmijë të mitur apo familjen e Shefqet Xhaferrit me dy fëmijë të mitur, le të më shkruajë mua, Alona Kalasë ose Titi Seranaj", shkruan Shehaj.

Postimi i plotë i Shehajt

Rosalinda, vogëlushja e sëmurë 4-vjeçare, nuk do të flejë më në çadrën e ftohtë.

Në Bubq, ka dhjetëra familje të tjera me fëmijë dhe të moshuar të sëmurë që nuk mund të qëndrojnë dot më në çadra. Një kontenier i tillë, për qendrim të përkohshëm, kushton rreth 1500 euro. Kushdo që mund të ndihmojë, si fillim, familjen e Qamil Korrikut me katër fëmijë të mitur apo familjen e Shefqet Xhaferrit me dy fëmijë të mitur, le të më shkruajë mua, Aulon Bej Kalaja ose Titi Seranaj.