TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Orinda Huta prej kohësh bashkë me Turjanin janë bërë pjesë e produksionit të TV Klan ku prezantojnë disa emisione. E ftuar në mbrëmjen e të hënës “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo ka rrëfyer detaje nga jeta bashkëshortore me Turjan Hyskën.
Fëmijët i drejtuan pyetjen nëse Turi e ka problem që moderatorja vesh taka dhe del gjithmonë më e gjatë se ai, por Orinda u shpreh se më problem nga të gjithë e ka vjehrra.
“Unë se kam hiç problem me qenë i çikë më e gjatë se burri im, edhe burri im se ka fare problem, por ndonjëherë e hedh atë që shkurtoji në i çikë ato takat. Por, më problem se të gjithë, se burri dhe se unë e ka vjehrra ime. Ajo shqetësohet shumë dhe më thotë: Po shkurtoji i çikë ato takat se s’u bë nami”-është shprehur Orinda.