TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe Erion Isai u largua nga ‘Portokallia’ për të nisur karrierën me një emision të tij. E shohim me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun në rubrikën e tyre “Be Coffe” në Tv Klan.
Erioni ka qenë i ftuar në emisionin “Tempora” në ‘Ora News’ ku ka zbuluar arsyen e largimit të tij nga ‘Portokallia’.
“Më bëhet qejfi që pas 2 vitesh kur u largova nga Portokallia të flas me zë dhe figurë. E vërteta është se nuk do isha përballë teje këtu nëse nuk do ekzistonte Portokallia. Portokallia i besoi një djali të ardhur me autobus në 3 të mëngjesit nga Erseka, skenën më të lakmuar në Shqipëri në ato vite. Vendimi im për tu larguar nga Portokallia nuk erdhi për shkak të një kapriçoje të një sherrnaje. Erdhi si një moment reflektimi i një artisti, me shqetësimin se unë nuk mund të jepja më shumë se kaq sa i dhashë Portokallisë në aspektin skenik. Realizimin e figurave komike ashtu siç po e bëjnë kolegët e mi sot unë nuk arrij ta bëj”,- u shpreh aktori.