TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën për shtyp që u mbajt ditën e sotme në Prishtinë, Loredana dhe Mozzik u ulën para gazetarëve për të sqaruar gjithçka në lidhje me akuzat dhe arrestimin e saj në Zvicër për vjedhjen e 900 mijë frangash.
Duke folur për çështjen Loredana tha se të gjitha paratë e dhëna nga Petra Z., u dhanë vullnetarisht dhe se nuk pati kërcënime apo detyrime, ajo pranoi se kjo ishte një çështje që u përkiste asaj e vëllezërve të saj. E lumtur me familje, ajo pohoi se asgjë nuk i intereson më shumë se familja e saj.
Menjëherë pas deklaratës së saj Petra Z. reagoi sërish për portalin ’20minuten’.
“Më vjen mirë që ajo është e lumtur me paratë e mia. Unë jam e trishtuar. Ajo e ka humbur njerëzimin. Ajo më terrorizonte mua dhe bashkëshortin tim, më bënte presion në telefon”,-u shpreh ajo dhe shtoi se kur pa të qeshurën e Loredanës nuk mundi të shihte më tej.
Shtetësja zvicerane u shpreh e tronditur që gjykata e kishte lejuar reperen të udhëtonte jashtë vendit. Ajo shpreson që çifti të kthehet në Zvicër me paratë e saj, shumën e plotë, jo vetëm 350.000 franga zvicerane të ofruara nga avokati i reperes, Loredana.