TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bebe është një nga vajzat më të talentuara dhe simpatike. Ajo e pëlqen veten e saj dhe i adhuron linjat dhe format trupore që ka, edhe pse kritikët e kanë bërë punën e vet herë pas here mes të cilave tregonin edhe ndërhyrjet që Bebe ka kryer në trup dhe fytyrë.
Këngëtarja shqiptare, në një intervistë për revistën “Health” ka treguar për ndërhyrjet kirurgjikale që ka kryer. Ajo ka treguar se si kritikohet për peshën dhe se si bën ushtrime vazhdimisht më shumë për shëndetin se për çdo gjë tjetër.
“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën. Ndoshta nëj ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi. Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”,- është shprehur Bebe.