LIFESTYLE, 9 Maj 2019, 15:57

Me fishekzjarre dhe puthje, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë festuar bashkë ditëlindjen (Video)

Me fishekzjarre dhe puthje, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë festuar


Festa e ditëlindjes së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt ishte ditë e veçantë për të dy, moderatorja dhe regjisori kanë ditëlindjen në një ditë dhe festa paska qenë e përbashkët për të dy.

Urimet për njeri-tjetrin, por edhe nga miqtë nuk kanë munguar, edhe pse festa ka qenë private.

Po në të njëjtën ditë edhe gazetari, Eraldo Rexho ka festuar ditëlindjen ku mes shumë personazheve të tjerë të ftuar ishin edhe Arbana dhe Eduarti dhe të tre së bashku i fryn qirinjëve të tortës.

Lule, muzikë dhe miq ata e festuan kështu ditëlindjen, por nuk ngurruan të ndanin as foto dhe video me ndjekësit në Instagram. Në këtë video shfaqen fishekzjarret e ditëlindjes në darkë, në sfond duket Eduarti dhe të gjithë mendojnë se vazja që ai përqafon është Arbana.

https://player.vimeo.com/video/335080736?fbclid=IwAR09o89srblrqXf0Aa2T87GQdps4MDxmtHJXquTAxC6JjkZEVdF5v7YCRqQ