AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 13:16

Unaza e Madhe /“Po me nxirrni në rrugë, si të qetësohem?” Banorët përplasen me policinë

Unaza e Madhe /“Po me nxirrni në rrugë, si të

Tensione dhe perplasje mes banoreve dhe policise ne zonen prane rrotullimit të Doganës në Tiranë.

Ne vijim te aksionit per shembjen e banesave ne kuader te projektit te Bashkise, forcat e policisë kanë nxjerrë me forcë banorët që nuk kanë pranuar të dalin nga banesa.

Behet fjale per shembjen edhe te nje banese 2 katëshe, qe preket nga projekti i Unazes se Madhe.

Familjaret nuk kane pranuar te dalin nga banesa dhe kane kercenuar se do te ngujohen brenda.

“Po me nxirrni ne rruge, kam punuar tere jeten per kete shtepi, si te qetesohem, si ka mundesi qe veproni keshtu, si ka mundesi qe po ndodh kjo?”-thote familjarja mes lotes, qe tenton te caje kordonin e policise dhe te ndaloje shembjen, nderkohe qe fadromat vijojne punen per shembjen e baneses.

Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve. Deputeti i PD-se, Klevis Balliu e ka quajtur arrogance te hapur e te paprecedente te kryeministrit Rama gjithe sa po ndodh. “Zonja do te diskutoje si njeri, nuk po e degjojne”- ka thene ai, duke ftuar banoret dhe shqiptaret te marrin shembull nga Franca.

“E pate cfare ndodhi ne France, fitoi e drejta.Ju bej thirrje te merrni shembull nga Franca”- tha ai.

Nderkohe kryefamiljari 57- vjecar Bajram Nela ka thene se e ka në proçes legalizimi godinën dykatëshe.

Në katin katin e parë dhënë me qera farmaci bujqësore, ndërsa në katin e dytë po ashtu dhënë me qera për banim.