TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e "Unazës së Re" janë ngritur edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga e cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre.
Në ditën e 99-të të protestës së tyre, si zakonisht u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe të LSI-së.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga Shqipëria.
“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik-tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të kthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.