TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas vendimit të gjykatës, për dënimin me vetëm 25 vite burg të Dritan Dajtit, autorit të vrasjes së 4 efektivëve të policisë në Durrës.
Në një konferencë për mediat, Lleshaj e quajti kriminal vendimin e gjykatës, ndërsa paralajmëroi se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore që ky vendim të zhbëhet.
“Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në Policinë e Shtetit, dhe tek unë si Ministër i Brendshëm derisa ky vendim të zhbëhet”, tha ndër të tjera Lleshaj.