TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Urës Vajgurore kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj taksave të larta, subvencionet e fermerëve dhe çmimit të lartë të karburantit.
Protesta po zhvillohet në Urën e Kuçit, në ndarjen e Beratit me Lushnjen. Atyre u është bashkuar në këtë protestë edhe i dërguari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo i cili u ka bërë thirrje banorëve që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë e cila është thirrur nga opozita.
Pritet që protetës së sotme të banorëve në Urën Vajgurore t'i bashkohet edhe kryetari i PD-së, Lulzim basha i cili prej ditësh ka nisur turin e tij nëpër qytete të ndryshme të vendit duke i ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit por edhe duke i njohur ata me programin dhe platformën e partisë që ai drejton.