TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Veshje të brendshme në vaskën e hidromasazhit, vazelinë në dhomën e gjumit, kaseta VHS me akte seksuale të fshehura në biblioteka sekrete.
“Michael Jackson ishte pedofil grabitqar”. Kështu deklaroi Adrian McManus, ish-shërbyesja e këngëtarit të ndjerë.
Në një intervistë për “Daily Mail” tregon detaje shqetësuese nga shërbimi 4-vjeçar për mbretin e pop-it, madje dhe që i ka parë vetë takimet me viktimat e vogla.
“Nuk kam ndërhyrë kurrë dhe nuk e kam ngritur kurrë si çështje, sepse ishte shefi im dhe ti vepron siç të thonë”, deklaroi gruaja 56-vjeçare. “Kisha frikë të tregoja, pasi truprojat e Michaelit më kishin kërcënuar me jetë”.
Pak ditë nga publikimi i dokumentarit “Leaving Neverland”, me detaje mbi abuzimet seksuale ndaj dy djemve, tani 30-vjeçare, McManus flet hapur dhe ngre gishtin kundër këngëtarit, duke treguar gjithçka ka parë gjatë viteve të punës për të