TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Spanjë janë të sigurte, pasi dështoi të merrte shërbimet e Luka Modriç, Interi do të përqendrojë të gjitha energjitë për të transferuar Ivan Rakitiç në merkaton e verës.
Drejtuesit e klubit zikaltër kanë evidentuar mesfushorin kroat të Barcelonës si futbollistin që do përforcojë skuadrën dhe do t’i japë asaj eksperiencën e nevojshme për të synuar më pas objektiva të rëndësishëm. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Inter ka avancuar në kontaktet me agjentin e Rakitiç, ndërsa ka gati edhe ofertën e parë.
Bëhet fjalë për 90 milion euro. Kjo është një shifër shumë e rëndësishme, që duhet të bindë Barcelonën të heqë dorë nga klauzola që parashikon 120 milion euro për prishje të njëanshme të kontratës.
Po ashtu, për lojtarin janë parashikuar 5 milion euro në sezon.
Në këtë mision të Interit rëndësi ka edhe dëshira e vetë Rakitiç, i cili nuk është kënaqur me blerjet e fundit të Barcelonës, që kanë mbipopulluar mesfushën, duke ngushtuar ndjeshëm hapësirat e kroatit në formacionin “blaugrana”.