TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ilir Demalia, ka debatuar me ish deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, lidhur me protestën dhe shkatërrimi e godinave të institucioneve.
Debati:
Ervin Salianji: Biznesi po mban kosto të jashtëzakonshme. Por kjo është përgjegjësi e Edi Ramës. Institucionet, kur ka tirani, ti gjuajnë institucionet dhe ti nxjerrin fundit. Institucioneve t'ju bëjnë atë që i ka bërë Rama Shqipërisë.
Ilir Demalia: Janë të shtetit institucionet.
Ervin Salianji: I ka uzurpuar Rama.
Ilir Demalia: Ia përmenda edhe marksistit. Meqë thua, institucionet ti shkatërrojmë.
Ervin Salianji: Po i shkatërron Edi Rama. Tenton të mbajë pushtetin me forcë.
Ilir Demalia: Nxitja e dhunës…
Ervin Salianji: E dënon dhunën e policisë?
Ilir Demalia: Po të atyre?
Ervin Salinaji: BE ka thënë se dhuna është jo proporcionale.
Ilir Demalia: Me marksistat vetëm ulërima mund të bësh. Por meqë ti je i djathtë, nuk ka të djathtë të të përkrahë ty këtë gjuhë. Politika e djathtë ruan shtetin.
Ervin Salianji: Ka dhjetë vite mesatarisht, do dhjetë vjet të divorcohesh në gjyq, të zgjidhësh një çështje pronësie. Si thoni ju u prek gjykata? U prek njeri aty? Po merren me karriget. Ndërkohë po i shkatërrohet jeta Shqipërisë.
Ilir Demalia: Shteti ruhet me ligj dhe me forcë.
Ervin Salianji: Ke lexuar letrat e federalistit? Kur ngrihet qytetari kundër tiranisë, tiranitë përmbysen. Me çfarë përmbysen? Çfarë ndodhi kur Trumpi pretendoi se u vodhën zgjedhjet? Hynë në kongres.
Ilir Demalia: E çfarë ndodhi? U vranë njerëz. Djegia e Shqipërisë është provuar dhe nuk i ka sjellë të mirë vendit.
Ervin Salianji: Edi Rama do të ikë. Çfarë e gjen Shqipërinë po të ikë Edi Rama?
Ilir Demalia: Qajnë hallin e popullit fukara, njerëzit më të pasur të politikës, me makina nga 130 mijë euro. Qajnë hallet gazetarët milionerë që kanë vilat atje dhe thonë kallashnikovët.
Ervin Salianji: Ore ti po debaton me mua.