AKTUALITET, 23 July 2026, 11:01

Ujë me ngjyrë blu, gaz lotsjellës dhe piper ndaj protestuesve, disa qytetarë dërgohen me ambulancë (FOTOT)

Pasoja të rënda dyshohet se janë shkaktuar nga lëndët e përdorura nga Policia ndaj protestuesve, pas tensioneve të regjistruara gjatë revoltës pranë Kuvendit.

Në pamjet e siguruara nga media shihen të paktën dy protestues që transportohen me ambulancë, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Gjatë ndërhyrjes, Policia përdori ujë me presion, ujë të përzier me piper dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Ndryshe nga ndërhyrjet e mëparshme, uji i hedhur ndaj turmës kishte ngjyrë blu. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi përbërjen e lëndës së përdorur.

Nga pamjet dhe dëshmitë në terren, lënda duket se ka shkaktuar irritim të fortë në lëkurë, ndërsa disa qytetarë janë parë në gjendje të rënduar dhe me vështirësi pas kontaktit me të.