SPORT, 21 Gusht 2021, 10:05

Arsenali në gjueti të talenteve angleze, firmos me portierin Aaron Ramsdale

Arsenali në gjueti të talenteve angleze, firmos me portierin Aaron

Arsenali vijon të transferojë futbollistë të pikasur anglezë. Portieri Aaron Ramsdale është më i fundit që i bashkohet topçinjve.

Ramsdale është një portier i njohur në Premier League për shkak të paraqitjeve të mira me Bournemouth e Sheffield United si dhe vlerësimit që mori nga Gareth Southgate duke e përfshirë në ekipin e Anglisë për Euro 2020.

Pas mbrojtësit Ben White, Ramsdale bëhet lojtari i radhës i Anglisë që do të luajë sezonin e ri në ‘Emirates’.