AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 21:42

Dhunuan 51-vjeçaren për tokën në Durrës, pranga djalit të kunatit

Dhunuan 51-vjeçaren për tokën në Durrës, pranga

Një grua është dhunuar brutalisht në Durrës nga një 61 vjeçar dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për tokën me ullinj

Gruaja e identifikuar si Qefsere Koleci, rreth 51 vjeçe është rrahur nga kunati Mehdiu bashkë me dy djemte e tij Algerti dhe Admiri.

Policia bën me dije për arrestimin e njërin prej autorëve në fshatin Armath. Po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë ndaluar shtetasin Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Armath ku mbeti e dëmtuar shtetësia Q.K.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M.K. 61 vjeç dhe A.K. 32 vjeç.