AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 22:33

Fitore me vuajtje e Juventusit, Ronaldo nuk fal ndaj Frozinones

Një gol i thjeshtë Brenda zonës i Kristiano Ronaldos (81’) dhe një i dytë i Federiko Bernardeskit (94’, pas asistit të Pjaniçit) i siguruan Juventusit një fitore jo me pak vuajtje ndaj modestëve të Frozinoses në ndeshjen përmbyllëse të javës së pestë të Serie A.

Për kampionët në fuqi të Italisë kjo ishte fitorja e pestë në po aq ndeshje, ndërsa dalëngadalë ylli portugez po shndërrohet në një protagonist te bardhezinjtë. Tre gola në dy ndeshjet e fundit e dëshmojnë më së mirië atë.

Skuadra e Masimiliano Alegrit kryeson e vetme kampionatin.

/TPZ.AL/