TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja dalin nga krimi makabër në Dragostun të Librazhdit ku Qemal Bici, pasi vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Menturie Bici, më pas u vetëvarë në një pemë në oborrin e shtëpisë.
Sipas të ëmës, Qemal Bici e dhunonte shpesh Menturie Bicin dhe ishte vazhdimisht i alkoolizuar.
Në një intervistë të dhënë për “Fax News”, Hatixhe Rruplli, nëna e viktimës ka thënë se nuk do t’a fali kurrë dhunën e ushtruar dhe vrasjen e të bijës së saj.
“Më këputi shpirtin, pse të ma bëjë këtë gjë. Fëmijët i ka marshalla si yje, 100 mijë herë e kam denoncuar. Ndaje po se deshe ndaje i thosha, po jo të ma vrasi. Nuk ke punë të vrasësh fëmijën tim se nuk ja ke dhënë ti jetën.
Unë si nënë nuk e fal gjakun e hasmit, kurrë në botë, ai t’më vrasë fëmijët unë t’a fal? Jo nuk ndodh kurrë kjo gjë”- u shpreh e ëma e viktimës.