AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 18:06

Breshëri plumbash në Elbasan,dalin emrat/Policia blindon qytetin

Breshëri plumbash në Elbasan,dalin emrat/Policia blindon qytetin



Identifikohen personat e plagosur nga të shtënat e ndodhura pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Ata janë: Fezi Ago, Astrit Cërriku, Mihal Kocashi.

Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet, ndërsa janë ngritur pika kontrolli per te bere te mundur ndalimin e autoreve.

Po ashtu, mësohet se të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetsore.