AKTUALITET, 2 Gusht 2019, 17:48

I zbuloi SMS-të, dhunoi gruan dhe kërcënoi të dashurin e saj, arrestohet shqiptari në Itali

I zbuloi SMS-të, dhunoi gruan dhe kërcënoi të dashurin e



Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Parma, pasi ka kërcënuar dhe dhunuar bashkëshorten e tij dhe të dashurin e pretenduar të saj.

Shkak janë bërë një seri mesazhesh midis gruas dhe një burri për të cilin ai akuzoi se ai ishte i dashuri, por ajo nuk pranoi që kishte një tjetër lidhje.

Shqiptari e kërcënonte dhe hakmerrej ndaj personit derisa ai të largohej nga Italia. Personi që raportoi tek karabinierët ishte shoqja e besuar e gruas e cila donte të ndihmonte shoqen e saj.

Prokuroria publike në Gjykatën e Parmës filloi hetimin duke mbledhur prova për 35-vjeçarin i cili kishte keqtrajtuar gruan dhe të riun që ai pretendonte se ishte i dashuri i saj.

Pasi përfundoi intervistën me prokurorin, gruaja u mor në mbrojtje dhe 35-vjeçari u arrestua.