TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej kohësh, aktorja e mirënjohur Jennifer Garner është përfolur për një shtatzani të mundshme. Mirëpo, së fundmi, Garner ka hedhur poshtë spekulimet që kanë qarkulluar teksa iu përgjigj në ndjekësi. Ky i fundit komentoi në një postim të aktores, duke e pyetur nëse është e vërtetë që është në pritje të ëmbël.
“A je shtatzënë?”, ka qenë komenti i ndjekësit, ndërkohë që aktorja ia ka kthyer: “Unë jam 48-vjeç. Kam tre fëmijë të shëndetshëm, nuk jam dhe nuk do jem kurrë më shtatzënë,” është shprehur aktorja hollivudiane.
Aktorja theksoi se është nënë e tre fëmijëve dhe se tashmë që është 48-vjeç, nuk do të donte fëmijë të tjerë, ndërsa shtoi se mund të ketë fituar peshë gjatë periudhës së karantinës për shkak të virusit.