TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Foshnja dy muajshe e cila u shtrua në repartin infektiv të Pediatrisë në QSUT është në gjendje të mirë. Mësohet se shëndeti i foshnjes është i stabilizuar.
Bluzat e bardha ndërkohë po shohin mundësinë për të vijuar trajtimin në shtëpi.
Ky është rasti i parë, kur një foshnje detyrohet të shtrohet në spital për shkak të COVID-19.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë edhe tre persona të tjerë për shkak të COVID-19, duke e çuar numrin e vīktimave në 79.
Në mesin e vīktimave ishte edhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.
Po ashtu janë shënuar edhe 71 raste të reja. Në spitalin Infektiv, aktualisht ndodhen 87 pacientë, nëntë prej të cilëve në gjendje të rëndë.