TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me dhimbje të madhe i ka lënë kolegët lajmi për ndarjen nga jeta e mjekut 69 vjeçar Hysni Shkjau, i cili nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin, pas disa ditësh trajtimi në Spitalin Infektiv në Tiranë.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë, teksa ka postuar një foto të mjekut, viktima e dyte nga bluzat e bardha në vend, për shkak të koronavirusit, i shpreh ngushëllime familjareve, miqve dhe kolegëve.
“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin”- thuhet në mesazh.
Sipas kolegeve, pavarësisht 40 vite eksperiencë, ai nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.
Njësia Vendore Kujdesit Shëndetësor Pukë:
Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.
Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Pavarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.