TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata nga koronavirusi në vend vijon me shifra shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 71 raste të reja, tre humbje jete.
Po ashtu vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve nëntë në gjendje serioze në terapinë intensive, dy prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10.