AKTUALITET, 6 Korrik 2020, 11:29

Yuri Kim: Nëse zbatohet reforma në drejtësi atëherë amerikanët do të kenë besim për të investuar në Shqipëri

Yuri Kim: Nëse zbatohet reforma në drejtësi atëherë


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, këtë të hënë ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës.

Në këtë vizitë ambasadorja është pritur nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, e cila ka shprehur kënaqësinë e saj për ndryshimet që janë bërë në qytet.

Në këtë takim Kim ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në Drejtësi, që sipas saj kjo do të jetë një mënyrë e mirë që shqiptarët, por edhe amerikanët do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri.

“Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë.

Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.

Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që shqiptarët amerikanët të ndihen të kenë besim që investojnë në Shqipëri”, është shprehur Kim.