TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhaxhai i të ndjerit Arjan Sala deklaroi se politika iu gjendë pranë familjes pas ndarjes nga jeta të 32-vjeçarit në betejë me flakët.
Po ashtu ai u shpreh se dorëzimi i certifikatës “Dëshmor i Atdheut” ishte më e mira e mundshme për lehtësimin e dhimbjes.
“Ilir Meta, Edi Rama, të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm. Nuk duam ta politizojmë çështjen.
Kemi dhimbjen tonë që po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i Atdheut” dhe mendoj ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen.
Sa të qanin shumë nëna do të qaj vetëm një nënë sot. Kemi pasur mbështetje nga të gjithë”, tha ai.