AKTUALITET, 29 Mars 2021, 13:18

Momenti kur Arjan Sala futet në magazinën e përfshirë nga flakët

Ky është momenti kur Arjan Sala, punonjësi i sigurisë në qendrën tregtare vrapon drejt magazinës ku kishin shpërthyer flakët.

Në foton e publikuar nga Abc News, duket Salaj i cili vjen nga jashtë magazinës me nxitim duke ecur drejt hyrjes së saj.

Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët.

33-vjeçari, prej pesë vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë.

Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.

Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme.