AKTUALITET, 29 Mars 2021, 11:18

Humbi jetën nga zjarri në magazinën e qendrës tregtare, 33-vjeçari Arjan Sala shpallet ‘Dëshmor i Atdheut”

Humbi jetën nga zjarri në magazinën e qendrës tregtare,

Arjan Sala është shpallur sot ‘Dëshmor i Atdheut’.

Titulli për 33-vjeçarin është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kujtojmë se i riu, shef i sigurisë në një qendër tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Trupi i tij u gjet pas 60 orë kërkimesh në katin minus një të kësaj godine, në një dhomë të vogël.