AKTUALITET, 29 Mars 2021, 10:52

Kryemadhi mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Ishte kundër çdo konflikti absurd, kryeministri i pajtimit

Kryemadhi mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Ishte

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të deputetit të PS-së, Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi theksoi se sot u nda nga jeta një socialist i vërtetë, që ishte kundër konfliktit absurd.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë.

Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit.

U prehsh në paqe Bashkim.

Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër...

Posted by Monika Kryemadhi on Monday, March 29, 2021