TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nuk ka mundur të mos e përmendë Bashkim Finon dhe gjatë vizitës në shtëpinë e Arjan Salajt.
Në bisedë me familjarët e të ndjerit, Rama tha se Fino kaloi një operacion shumë të vështirë përpara disa kohësh dhe COVID-in nuk e kaloi dot.
Ai foli për një njeri të veçantë dhe shumë të dashur.
“Sot na ndodhi dhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit.
Ai kaloi një operacion shumë të vështirë përpara ca kohësh dhe ishte trup i predispozuar…dhe COVID-in nuk e kaloi dot.
Ishte i veçantë shumë. Shumë i veçantë, shumë njeri i dashur, i butë. Ça t’i bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur, varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama.