TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën dhjetë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin që ndodhi sot në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj si dhe u plagos shoferi dhe miku i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (Landi Muharremi).
Mësohet se aktualisht në policinë e Durrësit po merren në pyetje këta persona, që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen, por asnjë prej tyre nuk është shoqëruar si autor i krimit.
Ngjarja që tronditi vendin ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori, një emër i lakuar përgjatë këtyre ditëve nga politika, përfshi këtu kryeministrin Edi Rama, po udhëtonte drejt Tiranës bashkë me shoferin dhe mikun e tij. Por një automjet ka hapur zjarr ndaj tyre, duke i plagosur të tre.
Mbrëmjen e sotme u gjet në afërsi të Ishmit një automjet i braktisur, që mendohet se është e autorëve. Brenda tij u gjetën dy kallashnikovë, që mendohet se janë përdorur për atentatin, ndërkohë që targa e mjetit ishte vjedhur në Tiranë.