AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 12:12

U përlesh dhe qëlloi karabinierët, arrestohet shqiptari

U përlesh dhe qëlloi karabinierët, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar, rezident në Itali,  është arrestuar nga autoritetet pasi ka kundërshtuar dhe qëlluar dy prej karabinierët.

Shqiptari me iniciale V.K, 25 vjeç, u përfshi në një grindje personale në një klub, e teksa karabinierët ndërhynë për të qetësuar gjakrat, ai ka qëlluar me grushte dhe shqelma edhe ata.

Menjëherë shqiptari është arrestuar dhe dërguar në komisariat, ku duhet të përgjigjet për akuzat e rezistencës dhe dhunës ndaj dy karabinierëve, të cilët morën plagë gjatë përleshjes.