TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fillimisht ishte aktori i madh Robert Ndrenika i cili hodhi akuza të forta në drejtim të ministres së Kulturës. Ai tha se teatri do të mbetej aneks i ngrehinave që do të ndërtoheshin, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me anë të një letre të hapur më vonë ku tha se Ndrenika nuk kishte folur kur teatri ishte kthyer në një bingo.
Në këtë debat është përfshirë edhe ish-drejtori i teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale i shkruan ministres se ideja e ndërtimit te teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.
Ndërsa për bingon që Kumbari i kujtonte Ndrenikës, duke i thënë se nuk kishte folur kur teatri po degradonte, Çipi publikon edhe kontratën e qerasë, duke shtuar se ajo është lidhur nga Edi Rama, ish-ministri i Kulturës, sot kryeministër.
