TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një video e publikuar orët e fundit nga Ministria saudite e Medias tregon momentin e sulmit të së shtunës, më 10 tetor, në aeroportin e Riadit, ku të paktën 13 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.
Videoja tregon pasagjerët, shumica të veshur me të bardha, veshja që zakonisht lidhet me pelegrinët që udhëtojnë drejt Mekës për të kryer ritin e Umres. Më pas, pamjet tregojnë momentin kur ndodh shpërthimi dhe copa të materialeve bien nga tavani mbi udhëtarët.
Ky sulm pason të tjera të drejtuara ndaj aeroportit të Riadit dhe infrastrukturave të tjera në Arabinë Saudite, të ndodhura në fillim të javës së kaluar. Huthët kanë marrë përgjegjësinë për këto dhe sulme të tjera. Sulmi i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në një vend arab të Gjirit që nga fillimi i luftës, në shkurtin e kaluar, mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër.
Konflikti është zgjeruar duke përfshirë edhe përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes huthëve dhe forcave qeveritare jemenase, të mbështetura nga Arabia Saudite.
Pas këtij sulmi, të dielën ndodhi një tjetër, kur një raketë goditi të njëjtin terminal, deklaroi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili lufton në Jemen kundër rebelëve huthë, të mbështetur nga Irani.
Përplasjet mes sauditëve dhe huthëve nisën në vitin 2015, kur mbretëria ndërhyri në luftën civile në Jemen në mbështetje të qeverisë./Corriere