AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 11:11

BE, Macovei i drejtohet qeverisë: Presim rezultate të matshme, nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën

BE, Macovei i drejtohet qeverisë: Presim rezultate të matshme, nuk

Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, në sesionin e dytë të tryezës foli për korrupsionin në vendin tonë.

Eurodeputetja Monica Macovei, theksoi se forcat politike duhet të luftojnë më fortë kundër korrupsionit në Shqipëri.

 “Opozita dhe mazhoranca duhet të kuptojnë se korrupsioni çon në varfëri. Paratë e buxhetit janë para që dalin nga xhepat e qytetarëve”, deklaroi ajo.

“BE pret nga shqipëria rezultate të matshme. Nuk mjafton të krahasoheni me të shkuarën por qeveria duhet të ec përpara dhe të shoh shembujt pozitivë në Evropë. Kam dëgjuar se thonë se ka edhe vende të tjera në evropë me korrupsion. Atherë përse na duhet të marrin në gjirin tonë dhe një vend tjetër që ka korrupsion të lartë”, tha Macovei.

Sipas saj, ne Shqiperi ka shume pak te denuar per korrupsion.

Monica Macovei: Ka përpjeke, ka dhe disa rezultate, ka shumë hetime, nuk ka shumë ndjekje penale.

Ndërkohë që kur flasim për finalizimin në gjykata numri është i ulët. Duhet punë. E di që nuk është e thjeshtë dhe procesi në vetevete kërkon kohë, megjithatë ju inkurajo të vazhdoni të punoni.

Në këtë aspekt për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe ndihmuar zhvillimin e vendit, opozita, pavarësisht se kush është dhe maxhoranca, pavarësisht se kush është, nëse duhet t’i shërbejnë vendit është e rëndësishme të kuptojnë se korrupsioni con në varfëri.

Duhet të kuptoni ndonjëherë njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të japin rryshfet sepse sistemi kërkon ta bëjë  këtë. Siç ndodh në sistemin shëndetësor. Nëse do ti shërbesh një personi të dashur atëherë do të bësh çdo gjë të mundshme. Por nga ana tjetër, nëse sistemi shëndetësor do të funksiononte mirë atëherë njerzit do të ishin shumë të lumtur që të mos detyroheshin të merrnin borxh para për shërimin e të dashurve të tyre.

Korrupsioni bën jetën e vështirë dhe jo vetëm kaq, humb dhe besimin e njerëzve tek institucionet, të mos e pelqejnë fare klasën politike sepse klasa politike nuk e lufton korrupsionin.

Korrupsioni sjell varfëri, ndërpret konkurencën reale dhe të ndershme në ekonomi.

Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë. Nëse ka korrupsion nuk ka proces tenderimi të drejtë, do të rrisë çmimet e produkteve ose ndoshta një autostradë do të ishte 3 herë më e shtrenjtë sesa çmimi dhe e gjithë kosto duhet të paguhet nga njerëzit.

/TPZ.AL