AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 11:06

VIDEO/Policia dhe FNSH kontrolle për personat në kërkim

VIDEO/Policia dhe FNSH kontrolle për personat në kërkim

Policia e Shtetit është ndalur dje në Elbasan me Policinë Rrugore dhe FNSH-në, në kontrolle me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit për media, nga rezultatet 0.35 mg/l deri në 0.47 mg/l => 8 drejtuesve mjetesh u është tërhequr Leja e Drejtimit për të kaluar në OASH.

Janë vendosur 12 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

6 mjete kaluan në pikë bllokimi për mos shlyerje të masave administrative të marra më përpara.

Kontrolle nga FNSH-ja për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

5 shtetas të shoqëruar në Komisariat pa dokumente identifikimi.