AKTUALITET, 13 Shkurt 2018, 10:03

Dëborë dhe rrëshqitje, izolohen disa fshatra në Dibër, probleme edhe në Theth

Dëborë dhe rrëshqitje, izolohen disa fshatra në Dibër,

Në qarkun e Dibrës, por jo vetëm reshjet e borës të rëna gjatë gjithë natës kanë sjellë probleme. Kështu disa zona si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë vijojnë të jetë të izoluara, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.

Ndërkohë që nga sa mësohet është bllokuar edhe dogana e Trebishtit nga rrëshqitja e dherave në rrugë. Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë.

Ndërkohë që problem me qarkullimin ka edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës.

Aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm, ndërsa segmenti Shkalka e Lunikut-Steblevë i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës.