TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës u detyrua nga arbitri Gil Manzano të lërë fushën para kohe për një faull dhe për fjalor abuziv në “Nou Camp”.
Barcelona dhe Atletico Madrid ishin në barazim 0-0 pas 28 minuta në përballjen e vlefshme për La Liga, kur ndodhi episodi.
Arbitri Marzano ndali lojën ndërkohë që Costa i ulëriti në fytyrë përpara se zyrtari i ndeshjes të nxirrte kartonin e kuq.
Thomas Partey, Jose Gimenez dhe Diego Godin u ndëshkuan gjithashtu në atë episod që pa futbollistët e Atletico Madrid të rrethonin arbitrin në protestë e sipër.
Pikërisht për atë ulërimë të Costas në fytyrën e arbitrit nuk munguan spekulimet në lidhje me fjalët që sulmuesi i përfaqësueses spanjolle i adresoi zyrtarit të ndeshjes, për të merituar kartonin e kuq që në fillim të sfidës.
Sipas mediave spanjolle dhe atyre britanike, shpërthimi i Diego Costas përmbante ndër të tjera fjalët pikate: “Të dhjefsha k….. e nënës tënde!”.