AKTUALITET, 7 Prill 2019, 08:50

Shpërthim në Paris, dëmtohen 27 apartamente

Shpërthim në Paris, dëmtohen 27 apartamente

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Parisin në orët e vona të së shtunës rreth orës 23.55.

Zjarri ka nisur në një pallat në bulevardin “Macdonald” dhe deri më tani ka përfshirë 27 apartamente.

Një numër i madh zjarrfikësish kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka viktima apo të bllokuar.