TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen për Eliot Engel, i cili u largua pas 32 vitesh nga Kongresi Amerikan.
Engel konsiderohet si “miku i shqiptarëve” për kontributin e dhënë nga ai veçanërisht për çështjen e Kosovës.
Për këtë arsye, në një postim në rrjetet sociale, Basha e ka falenderuar Engel për ndihmën e tij gjatë tre dekadave, që siç thotë ai solli pavarësinë e Kosovës, tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO.
Mesazhi i Bashës:
Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll.
Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO.
Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende.