AKTUALITET, 3 Janar 2021, 10:18

Akuzohet se vrau kunatin e tij, Gjykata e Tiranës lë në burg Klajdi Shundin

Akuzohet se vrau kunatin e tij, Gjykata e Tiranës lë në burg

Gjykata e Tiranës vendos masën arrest me burg për Klajdi Shundin, i cili qëlloi për vdekje kunatin e tij.

Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

Shundi akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare, raporton “News 24”.

Para gjykatës Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja ndërsa me viktimën, Vladimir Zvezhda, ka patur marrëdhënie të mira.