TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një politikan italian është vrarë në zonën e Bergamos. Mediat italiane raportojnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi.
68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite. Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë.
Viktima u gjet nga djali i tij, ndërsa kishte dëmtime të mëdha në kokë.
Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën.
Ndërkohë një nga pistat është se Colleoni mund të jetë përballur me grabitës.
Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.